LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Është intensifikuar gjuha e urrejtjes në prag të festës së Ilindenit

Spasovski: Është intensifikuar gjuha e urrejtjes në prag të festës së Ilindenit

Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Brendshme, sot nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, tha se kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale u intensifikuan përpara festës kombëtare të Ilindenit më 2 gusht dhe se autoritetet po punojnë më shumë për këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes janë intensifikuar gjatë nënshkrimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë dhe Greqinë, para ngjarjeve sportive përpara vizitës së Papës, tani para zgjidhjes së statusit të Prokurorisë Speciale Publike para festimit të festës kombëtare Ilindenit. Ne po punojmë për të zhdukur thirrjet për linçim dhe vrasje publike dhe do të intensifikohen në periudhën e ardhshme”, tha Spasovski.


Ai shtoi se janë paraqitur 82 raste të përhapjes së gjuhës së urrejtjes, por se edhe prokuroria edhe gjykata duhet të bëjnë punën e tyre.

Ai shtoi se autoritetet punojnë me OSBE-në dhe strukturat e tjera shtetërore për trajnim për njohjen e vetë aktit të gjuhës së urrejtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori