LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve

Daçiq: Do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve

E ardhmja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se çfarë do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai theksoi se kah fundi i gushtit priten ardhje të reja të zyrtarëve ndërkombëtarë në Serbi dhe nisma të reja dhe rishikim të situatës në Kosovë.

Daçiq tha për TV Pink se Franca dhe presidenti i saj, Emmanuel Macron, duan të përfshihen në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.


Duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiq ka thënë se mbi Serbinë po kryhet presion që të jetë konstruktive dhe të ndalojë së lobuari për tërheqjen e njohjeve dhe mos të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund, do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha Daçiq.

Ai tha se ende nuk e di nëse anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë në rendin e ditës dhe shtoi se Serbia nuk kundërshton që Prishtina të marrë pjesë në nisma të ndryshme, por me status neutral dhe jo si një shtet.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori