LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për pesë personat e përfshirë në përleshjen me armë zjarri në Lipjan, ku u plagosën dy persona

Një muaj paraburgim për pesë personat e përfshirë në përleshjen me armë zjarri në Lipjan, ku u plagosën dy persona

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për pesë personat të cilët ishin të përfshirë në një përleshje me armë zjarri në Lipjan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve S.A, B.A. B.K. M.R. dhe R.K. iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, transmeton Telegrafi.

Dy të plagosur në Lipjan, policia arreston pesë persona
Lexo po ashtu Dy të plagosur në Lipjan, policia arreston pesë persona

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 22.07.2019 në Lipjan, pas mosmarrëveshjes paraprake që kanë pasur nga njëra anë i pandehuri B.A. dhe S. A. me N.N. personat dhe nga ana tjetër të pandehurit B.K, R.K. dhe M.R. me N.N. personat, janë takuar dhe kishin filluar sulmin fizik mes vete duke përdorur mjete të forta. I pandehuri S.A. kishte nxjerrë armën e zjarrit dhe kishte shtënë dy fishekë në ajër e pastaj kishte shtënë në drejtim të të pandehurve B.K., R.K. dhe M.R. dhe N.N. personave duke e goditur të pandehurin B.K. në pjesën e poshtme të këmbës së majtë dhe të pandehurin M.R. në dorën e djathtë, ku i njëjti ka pësuar edhe plagë në pjesën e barkut. Mes të pandehurve kishte vazhduar rrahja me ç ’rast të gjithë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Gjykata Themelorë në Prishtinë.


Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1., 1.2.2, dhe 1.2.3 të KPPK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori