LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Po kontaktojmë me autoritetet e Maqedonisë Veriore, për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Pacolli: Po kontaktojmë me autoritetet e Maqedonisë Veriore, për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina në Maqedoninë Veriore sipas një urdhërarresti të Serbisë.

Ai ka thënë thënë se është në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore, për të siguruar lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.

Pacolli ka thënë se urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike, transmeton Telegrafi.


Më tej ai ka pohuar se beson që do të ndodhë së shpejti lirimi i Tomor Morinës, dhe se ai do të kthehet tek familja e tij.

Ministri Pacolli, ka theksuar se Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë  do ta zgjidhin këtë çështje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori