LAJMI I FUNDIT:

Tri kaluan shifrën prej 1000 ditëve, njëra jo – cila qeveri ishte më jetëshkurtër, që nga shpallja e Pavarësisë

Tri kaluan shifrën prej 1000 ditëve, njëra jo – cila qeveri ishte më jetëshkurtër, që nga shpallja e Pavarësisë

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar një raport në vitin 2018 për paqëndrueshmëritë e qeverive në Republikën e Kosovës.

Sipas D4D, studimi ka trajtuar tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.


“Asnjë qeveri që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk e ka përfunduar asnjë mandat të plotë (4 vjeçar) në detyrë siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e D4D, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në inforgrafikën e realizuar nga D4D prezantohet jetëgjatësia e qeverive në Kosovë që nga viti 2008.

Sipas kësaj infografike, Qeveria me kohëzgjatjen më të madhe ka qenë ajo 2011-2014 me kryeministër Hashim Thaçin. Kjo qeveri ka zgjatur 1387 ditë.

Pastaj është Qeveria e vitit 2008-2011 me kryeministër Hashim Thaçi e cila ka zgjatur 1141 ditë.

Më pas Qeveria Mustafa e vitit 2014-2017 e cila ka zgjatur 1006 ditë.

Dhe Qeveria më e shkurtër është ajo e Haradinajt, 2017-2019 e cila ka zgjatur 678 ditë.

Raportin e plotë për paqëndrueshmërinë e qeverive mund ta gjeni në këtë LINK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Kalo në kategori