LAJMI I FUNDIT:

Parku i Biznesit në Drenas pritet të rritet edhe për 30 hektarë

Parku i Biznesit në Drenas pritet të rritet edhe për 30 hektarë

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se Parku i Biznesit në Drenas do të rritet edhe për 30 hektar, duke krijuar kushte sa më të mira për bizneset vendore dhe të huaja.

Krasniqi tha se duke pasur parasysh kërkesën e shtuar nga bizneset vendore dhe të huaja, MTI ka iniciuar zgjerimin e këtij parku.

“Zonat ekonomike shërbejnë për qasje më të lehtë në autostradë, në ujë, rrymë e infrastrukturë përcjellje. Kemi shpallur nëntë zona dhe parku i Biznesit në Drenas, pjesa e dytë MTI ka filluar projektin për ndërtimin dhe është një projekt 30 hektar, dhe të gjitha investimet janë nga MTI. MTI-ja bashkë me MMPH dhe Ministrinë e Financave ka incizuar dhe kompletuar për shpronësimin e Zonës Ekomomike në Drenas, kjo zonë përfshinë sipërfaqen prej 61 hektarë dhe më vonë është zvogëluar ku do ndërtohet stadiumi kombëtar, dhe tani kjo zonë pritet të ketë rreth 30 hektar. Projekti parasheh investime kapitale dhe ndërtimin e qendrës për trajnime profesionale”, tha Krasniqi.


Zëvendësministrja theksoi se me kompletimin e zonave ekonomike, Kosova po krijon kushte për investitorët e huaj dhe vendor, që njëkohësisht ua ulë koston për shkak të qeras së vogël që kanë këto zona.

“Po ashtu së shpejti fillon ndërtimi i zonës ekonomike në Malishevë, që është e dedikuar veçanërisht për bizneset e diasporës, gjë që për herë të parë po iu ofrohen kushte konkrete, që s’ka ndodhë më herët”, tha Krasniqi.

Ajo bëri të ditur se edhe në Skenderaj do të fillon së shpejti ndërtimi i inkubatorit të bizneseve dhe do të ketë edhe investime të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori