LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet vendimi për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj

Nënshkruhet vendimi për ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot ka nënshkruar vendimin mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e inkubatorit në Komunën e Skenderajt.

Shala theksoi se inkubatori do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese.


“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Kosovës, duke ndërtuar inkubator dhe zona ekonomike. Inkubatori në Komunën e Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe është një mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë”, ka shkruar Shala në Facebook. /Telegrafi/