LAJMI I FUNDIT:

Grup i vështirë për Prishtinën në FIBA Europe Cup Women

Grup i vështirë për Prishtinën në FIBA Europe Cup Women

Kampionia e Kosovës në basketboll te femrat, Prishtina pasi mësoi shortin se në cilin grup do të jetë, tashmë ka mësuar edhe orarin.  

Në garat e FIBA EuroCup, vashat prishtinase janë në një grup shumë të vështirë së bashku me dy skuadrat ruse, Sparta &K Moskow Region Vidnoje, MBA Mosow dhe Beshiktashin e Turqisë.


Ndeshja e parë për vashat prishtinase do të jetë më 16 tetor në udhëtim te MBA Mosow, derisa ndeshjen e parë në shtëpi do ta kenë ndaj Sparta-s, më 24 tetor.

Më 31 tetor e presin Beshiktashin, si dhe më pas e presin MBA Moscow më 7 nëntor. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si mysafirë, ndaj Sparta-s më 27 nëntor dhe 5 dhjetor ndaj Beshiktashit.

Dy ekipet e para kualifikohen tutje. Sidoqoftë, kjo do të jetë një përvojë e mirë për vashat e Prishtinës të marrin pjesë në një garë të nivelit të tillë.

Kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal.

KB Prishtina (Foto: Basketbolli.com)

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori