Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq priti në takim përfaqësuesit e OJQ “CoDe” nga Graçanica të cilët shprehën dëshirë që ministres t’ia prezantojnë një historik të shkurtër për shoqatën e tyre dhe planet për të ardhmen, me qëllim të mundësisë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, si dhe të njihen për së afërmi me projektet e ministrisë.
Gjithashtu ata e njoftuan ministren Ziviq me projektin “Grua ekonomikisht e qëndrueshme, grua e pavarur”, i cili ka për qëllim ofrimin e përkrahjes së plotë, vendosjes dhe promovimit funksional multietnik të shoqatës së gruas nga territori i Komunës së Novobërdës, Ranillukut dhe Kamenicës në ndërtimin e kapaciteteve të tyre, si dhe ndërlidhjen me institucionet lokale dhe qendrore.
Me këtë rast ministrja Ziviq ka njoftuar mysafirët me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural 2014-2020 dhe me përfitimet e posaçme për gratë aplikuese.
“Programi për Bujqësi dhe Zhvillimit Rural i jep mundësi grave në zonat rurale të investojnë në aktivitete ekonomike – bujqësore. Duke marr parasysh mangësitë dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen gratë në zonat rurale, prioriteti i është dhënë investimeve në projekte të cilat merren me përpunimin vendor të prodhimeve bujqësore, siç është përpunimi i djathërave, xhemit, ajvarit, turshisë dhe prodhimeve tjera bujqësore, projekte këto që kanë për qëllim zhvillimin e veprimtarive artizanale, gjithashtu edhe projektet për grumbullimin dhe përpunimin e pemëve, kërpudhave, bimëve mjekësore dhe aromatike”, u shpreh Ziviq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë