LAJMI I FUNDIT:

Jankoviq: Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë me reformat, së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-s

Jankoviq: Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë me reformat, së shpejti anëtarja e 30-të e NATO-s

Procesi i anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO po zhvillohet shumë shpejt. Bisedimet e pranimit tashmë janë përfunduar me sukses. Në vetëm disa muaj, rreth 20 vende kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit, ndërsa disa nga të tjerët kanë njoftuar se do ta bëjnë këtë së shpejti. Ne shpresojmë që procesi të përfundojë nga takimi i liderëve të NATO-s në dhjetor në Londër dhe se Maqedonia e Veriut do të jetë në gjendje të marrë pjesë si anëtare e plotë.

Këtë për “Info” e tha Zoran Jankoviq, shefi i Zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup.

Sipas tij, megjithatë, procesi nuk mund të kontrollohet, sepse ai varet nga dinamika politike në shtetet anëtare dhe agjenda e parlamenteve të tyre kombëtare.


“Duke pasur parasysh angazhimin politik dhe përkushtimin e të gjithë të përfshirëve, jam i bindur se të gjitha aktivitetet do të përfundohen me sukses në kohën e duhur dhe se deri në kohën e pranimit të Maqedonisë së Veriut do të kemi vendosur të gjithë mekanizmat e nevojshëm të sigurisë në përputhje me standardet e sigurisë të NATO-s, të cilat janë të vlefshme për të gjitha shtetet anëtaret dhe jo vetëm në aspektin fizik, të komunikimit dhe informacionit (CIS) dhe industriale, por edhe në shumë fusha të tjera të sigurisë. Megjithatë, procesi i integrimit vazhdon për një periudhë të caktuar, zakonisht një deri në tre vjet pas anëtarësimit”, thotë Jankoviq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori