Portali i njohur amerikan “Nothing Familiar”, që u kushtohet udhëtimeve dhe destinacioneve turistike më tërheqëse në botë, i ka kushtuar një reportazh plazheve të Ksamilit dhe ujërave të tyre të mrekullueshme.
”Vetëm në jug të Sarandës do të gjeni plazhin e Ksamilit dhe njëkohësisht një destinacion që duhet vizituar gjatë muajve të verës në Shqipëri. Vendasit dhe turistët udhëtojnë nga të gjitha anët për të shijuar diellin dhe për të notuar në detin e kristaltë të Jonit. Si njohës të vetëshpallur të plazheve na u desh ta shihnim këtë vend me sytë tanë! Ne kishim dëgjuar që Shqipëria kishte plazhe të mahnitshme, prandaj pse të mos e nisnim me ato më të njohurat? Në vend që të shkonim në një udhëtim njëditor nga Saranda si shumë të tjerë, kaluam dy netë në Ksamil dhe shijuam çdo moment. Bashkohuni me ne, teksa ndahemi rrugës për në plazhet dhe ishujt e Ksamilit, pse jo për të pasur informacion para se të shkoni dhe për të mësuar gjithçka që e bën këtë vend aq unik!”, shkruan ky portal.
Plazhet e vogla të Ksamilit në Shqipëri
”Ajo që e bën Ksamilin ndryshe nga çdo qytet bregdetar në Shqipëri është se nuk është vetëm një plazh i gjatë me rërë. Ai numëron dhjetëra gjire të vegjël që mbështillen rreth peizazhit të dhëmbëzuar. Çdo gji menaxhohet nga një restorant apo bar që ka në pronësi shumë shezlone në plazh dhe varka me pedale. Shihnim të mahnitur se si plazhistët hidheshin drejt e nga limani në ujin e ftohtë.
Rëra në plazhin e Ksamilit është e butë dhe e bardhë, ndërsa uji i detit i pastër kristal! Ky është një ndryshim për mirë nga pjesa tjetër e Rivierës Shqiptare, pasi pjesa më e madhe e plazheve të tjerë përgjatë bregut janë disi shkëmborë. Nëse shikoni larg drejt gjirit do të dalloni tre ishuj të mëdhenj shumë pranë bregut. Dy prej ishujve të Ksamilit janë aq pranë saqë mund të shkosh me not deri atje. Megjithatë, shumica e njerëzve marrin me qira një kajak, ose një ndër shumë prej varkave, të lyera si të ishin makina garash. Më vonë zbuluam se ishujt e Ksamilit ishin të ndaluar për njerëzit gjatë epokës komuniste të Shqipërisë, me përjashtim të udhëtimeve private për gjueti të rezervuara për zyrtarë të lartë. Sot duket se ishujt po shfrytëzohen shumë më mirë se atëherë”, thekson ai.
”A jeni gati për një dozë dëshire të shfrenuar që do t’iu bënte të hiqnit dorë nga gjithçka vetëm e vetëm që të shkoni në Ksamil? Këto fotografi janë vetëm një ndjesi e mrekullisë së gjireve mahnitëse që formojnë këta plazhe tërheqës!
Nga një fshat i vogël peshkatarësh në “Mekën” e plazhit të verës
Në javën e parë të qershorit, qyteza ende bëhej gati për sezonin turistik të verës. Ndërtesat po lyheshin, hotelet e rinj po mobiloheshin, ndërsa doket e portit po përforcoheshin. Para se ta vizitonim pyesnim veten përse në faqen booking.com mungonin të dhëna dhe komente për shumicën e gjithë këtyre hoteleve. Por tani e kuptuam. Arsyeja është se ato janë hotele tërësisht të rinj! Ndonëse frynte pak erë, ende nuk e besonim se i kishim për vete të gjithë plazhet e Ksamilit. U ulëm ndanë bregut me nga një gotë verë në dorë e ndërkohë sodisnim perëndimin e diellit pas ishujve të vegjël, ndërsa u ndjemë krejt vetëm dhe në parajsë.
Tani, siç edhe ju e dini, pjesa më e madhe e vendasve thonë se koha më e përshtatshme për ta vizituar këtë plazh është para, ose menjëherë pas sezonit turistik të verës. Kjo parajsë plazhi me siguri shndërrohet në një “stuhi”, ku njerëzit zihen për të zënë një rrip të vogël rëre. Në kushtet kur çdo vit këtu mbërrijnë gjithnjë e më shumë vizitorë, provoni të vini në muajt korrik e gusht në Ksamil, nëse është e mundur.
Dy netët tona të mrekullueshme në Ksamil na dhuruan të gjithë plazhin që donim, ndërkohë që patëm edhe kohë të mjaftueshme për të vizituar edhe parkun kombëtar të Butrintit. Pak rëndësi ka nëse do të bësh një vizitë njëditore, apo pushime më të gjata në Ksamil, e sigurt është se do të çlodheni e djersiteni nën rrezet e diellit!”, përfundon Nothing Familiar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025