LAJMI I FUNDIT:

Vërshime nëpër rrugët e Kisella Vodës dhe Sopishtes së Shkupit

Vërshime nëpër rrugët e Kisella Vodës dhe Sopishtes së Shkupit

Zonat e larta malore të lagjes së Shkupit në Kisella Vodë, rrugës për në Sopishtë, pasditen e sotme janë kapluar nga moti i ligë.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut në këto zona kanë shkaktuar përmbytje nga ujërat e kanalizimeve nëpër rrugët e lagjes.


Tani për tani nuk ka informata lidhur me dëmet materiale, ndërsa video incizimet të cilat i janë publikuar nga Alsat, tregojnë gjendjen momentale në terren.