Sistemi zgjedhor duhet të reformohet edhe atë në debat të hapur në të cilën do të përfshihen edhe partitë më të vogla politike, organizatat civile dhe tërë opinionin, e jo për këtë të vendosin disa parti. Vendi duhet të jetë njësi zgjedhore, pa prag, që do të mundësojë përfaqësim edhe të partive më të vogla politike dhe grupeve të vogla etnike në Parlament, por ato që do të zgjidhen të pavarur gjegjësisht do ta marrin mbështetjen e qytetarëve, vlerëson organizata qytetare Civil – Qendra për liri.
Sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme do të ishin vetëvrasje për vendin, për shkak procesit të inkuadrimit në BE dhe NATO dhe zbatimit të reformave, përcjell Telegrafi Maqedini
Siç tha në konferencën e sotme për media Xhabir Derala nga CIVIL, është kontestuese që vetëm partitë më të mëdha politike e përcaktojnë vëllimin e reformave në këtë sferë në vend, ndërsa opinioni, shoqëria civile, ekspertët dhe partitë më të vogla politike janë lënë në margjina.
“Për këtë arsye në kohë duhet të fillojë reformimi i sistemit zgjedhor, përmes ndryshimit të modelit zgjedhor dhe miratimit të një kodi të ri zgjedhor në pajtim me standardet evropiane, sepse ai është ndryshuar shumë herë. Është e nevojshme pavarësi më e madhe e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, përforcimi i pjesës së saj të ekspertëve, si dhe përmirësimin e administratës zgjedhore që në zgjedhje të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të drejtave të tyre, e jo ushtrisë partiake”, tha Deralla.
Sipas tij është e nevojshme edhe çrrënjosja e korrupsionit në procesin zgjedhor, si dhe pastrimi i listës zgjedhore që të mundet secili qytetarët ta realizojë të drejtën e vet zgjedhore papenguar .
“Tërë këtë do ta vendosim në dokument, si pika dhe nënpika, në të cilat do të japim propozime të cilat do t’ia dorëzojmë Qeverisë dhe Parlamentit, si dhe të gjitha institucioneve kompetente”, ka thënë Deralla.
Për këtë vlerëson ai, duhet kohë dhe se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme , por në zgjedhje të rregullta.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Maqedoninë do të ishin vetëvrasje, sepse gjendemi në mes të një procesi i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe strategjik për vendin, ky është procesi i inkuadrimit në NATO dhe BE, por edhe zbatimi i reformave për përfundimin e këtij procesi”, ka thënë Deralla./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Laborator të drogës sintetike, policia arreston një të dyshuar në Zubin Potok
Komuna e Tetovës nuk respekton vendimin e Qeverisë, vazhdojnë punimet për ndërtimin e stadiumit
KFOR-i mohoi se ishte përfshirë në largimin e terrositëve nga Banjska – Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin
Mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet
“Ma mori dritën e syve”, rrëfimi i nënës së Erona Coklit që u vra nga ish-bashkëshorti
Kush është Afrim Gashi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Breshëri mbulon rrugët në komunën e Suharekës
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit, do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi