LAJMI I FUNDIT:

ATO për momentin ndjek 159 komunikime, ka mundësi që ndonjë nga to të ketë lidhje me rastin “Haraçi”

ATO për momentin ndjek 159 komunikime, ka mundësi që ndonjë nga to të ketë lidhje me rastin “Haraçi”

Agjencia Teknike Operative (ATO) për momentin në mënyrë aktive ndjek 159 komunikime, ndërsa ekziston mundësia që disa nga to të kenë lidhje me rastin më të ri “Haraçi”, deklaroi sot drejtori i ATO-s, Zoran Angellovski.

Në vizitë në ATO sot ishte Komisioni parlamentar për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve, me të cilin kryeson deputeti Emil Dimitriev, përcjell Telegrafi Maqedoni

ATO nga fillimi i vitit ka ndjekur 258 komunikime, prej të cilave 159 janë ende aktive. Ndjekja e komunikimeve është maksimalisht e sigurt dhe nuk mund të ndodh rrjedhë e bisedimeve, ishte theksuar në konferencën e sotme për shtyp pas vizitës.


Në pyetjen se nga ato 159 komunikime të ndjekura në mënyrë aktive a ka edhe të tilla për rastin “Reket”, Angellovski theksoi se ATO nuk kontrollon identitetin e personave të cilët i ndjek.

“Edhe pse kërkesat për ndjekjen e komunikimeve ATO i merr me identitet të fshehur, supozohet se ka edhe nga ato numra të telefonit”, deklaroi Angellovski.

Ai shtoi se ATO angazhohet për transparencë maksimale dhe kontroll në punën e saj.

Ndërsa Emil Dimitriev theksoi se qëllimi i tyre kryesor është që komunikimet të mbulohen me vendim të duhur gjyqësor./Telegrafi/