LAJMI I FUNDIT:

Larguan Georgen e Westbrookun, fansat kërcënojnë me vdekje zyrtarët e klubit të Oklahomas

Larguan Georgen e Westbrookun, fansat kërcënojnë me vdekje zyrtarët e klubit të Oklahomas

Fansat e Oklahoma City Thunder po ndihen të zhgënjyer dhe të tradhtuar pas largimit të dy yjeve kryesore të klubit – Paul George dhe Russell Westbrook.

Njëri prej këtyre tifozëve shkoi një hap më tej duke kërcënuar zyrtarët kryesor të ekipit me vdekje.


“Ju keni shitur Paul Georgen, por ju keni mbajtur Raymond Felton, keni mbajtur Andre Roberson, nuk e doni Russell Westbrookun. Shpresoj se do t’iu vrasin të gjithëve. Unë dua t’iu vras të gjithëve”, shkruan në mesazhin telefonike që ka pranuar drejtori i përgjithshëm i ekipit, Sam Presti si dhe trajneri, Billy Donovan.

Sam Presti dhe Billy Donovan

Telefonuesi ka treguar se vjen nga Virxhinia dhe se deklaroi “që nuk shqetësohet nëse e raportojnë në polici”.

Le të kujtojmë se nga Thunders së pari u largua Paul George, i cili në këmbim të dy lojtarëve kaloi në radhët e Los Angelos Clipperss dhe kështu i mundësoi edhe transferimit të Kawhi Leonardit.

Russell Westbrook kaloi në radhët e klubit të Houston Rockets, e cila e shkëmbeu me veteranin Chris Paulin. /Telegrafi/