LAJMI I FUNDIT:

Rikonstruktim i madh në Qeverinë e Kroacisë

Rikonstruktim i madh në Qeverinë e Kroacisë

Në një rikonstruktim të madh të Qeverisë së Kroacisë, të cilën dje publikisht e bëri të ditur kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, pesë ministra janë larguar ose kanë ofruar dorëheqje, një ministër ka kaluar në krye të ministrisë tjetër, ndërsa një ministër shkon në Zyrën e lartë të Këshillit të Evropës.

Plenkoviç mbrëmë në selinë e qeverisë kroate njoftoi emrat e rinj që do të vijnë në krye të shtatë ministrive.

Në fjalimin e tij për publikun, ai tha se kjo ishte lëvizja e pritshme në vitin e fundit të mandatit të tij.


“Ne kemi vlerësuar se në rrethanat e përgjithshme politike që kemi pasur, ne mund të themi se imazhi i ngarkuar për qeverinë në media dhe komunikim, si dhe në sferën politike, ky rifreskim ishte i nevojshëm”, ka thënë Plenkoviç, përcjell AnadolyAgency.

Ministrja kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Marija Pejçinoviç Buriç, më parë u zgjodh si sekretare e përgjithshme e Këshillit të Evropës, duke pasur parasysh se mandati i saj i ri fillon në vjeshtë, në bazë të vendimit të kryeministrit Plenkoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe partnerëve të koalicionit, atë do ta zëvendësojë ambasadori aktual në Gjermani, Gordan Grliç-Radman.

Ministri i parë i cili para disa ditësh i ofroi dorëheqjen e tij kryeministrit dhe që u pranua, është tashmë ish-ministri i Administratës Lovro Kushçeviç, të cilin do të zëvendësojë dekani i Fakultetit Politeknik në Shibenik, Ivan Malenica.

Në lidhje me pronën Kushçeviç në ishull, mediat kroate kanë shkruar për disa muaj, vila luksoze dhe prona në posedim të tij, të cilat nuk janë të regjistruara në regjistrin e pronësisë, as në dokumentet e pronës, për të cilat supozohet se i ka fituar ndërsa ishte kryetar i Braçit nga radhët e HDZ-së (Bashkësisë Demokratike Kroate).

Ministri tjetër që dha dorëheqje vetë ishte ministri i pronës shtetërore, Goran Mariç. Ai kishte afera të ngjashme në media në lidhje me jo-transparencën për posedim të shtëpisë luksoze në det dhe biznese të dyshuara me françeskanët në ndarjen e pronës shtetërore dhe të shfrytëzimit të apartametit luksoz në Zagreb të një anëtari të familjes së tij.

Goran Mariçin do të zëvendësojë Mario Banozhiç, i cili deri më tani ka drejtuar Zyrën e Administratës Shtetërore në Qarkun Vukovar-Srem.

Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE-së, Gabriela Zhalac, gjithashtu është ngarkuar me skandale, pas një aksidenti në të cilën me automjet përplasi një vajzë të cilës i shkaktoi plagë të lehta u konstatua se asaj i kishte skaduar për vite të tëra patent shoferi. Pas kësaj në oborrin e shtëpisë së prindërve të saj u zbulua një “Mercedes”, i shtrenjtë të cilin e drejtonte burri i Gabriela Zhalacit dhe për të cilën mediat kanë spekuluar se është donacion nga sipërmarrësi kroat i lidhur me HDZ-në i cila ka shfrytëzuar shërbimet e kësaj ministrie.

Në vend të Gabriela Zhalac në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të BE vjen Marko Paviç, ministri i deritanishëm i Punës dhe Sistemit Pensional. Reforma pensionale e Paviçit ka hasur në rezistencën e sindikatave që mblodhën një numër të madh nënshkrimesh për nisjen e një referendumi kundër punës deri në moshën 67-vjeçare.

Paviç në Ministrinë e Punës dhe Sistemit pensional do të zëvendësohet nga kreu aktual i Institutit Kroat të Sigurimit të Pensioneve, Josip Aladroviç.

Në vend Ministrit të Bujqësisë, Tomislav Tolushiç, vjen Sekretarja aktuale e Shtetit në këtë ministri Marija Vuçkoviç.

Mediat po ashtu e kanë përfolur Tolushiçin për shkak të mospërputhjeve në mes të aseteve që në fakt zotëron dhe pronës në regjistrin e posedimit të Pasurisë së Zyrtarëve.

Skandalet e ministrave të përmendur nuk kanë marrë ende epilogun e tyre gjyqësor, dhe si ish-ministra ata kalojnë si deputetë në Parlamentin kroat.

Në vend të Nada Murganiç, ministre e re e Demografisë, Familjes, Rininë dhe Politikës Sociale do të jetë deputetja e HDZ-së, Vesna Bedekoviç.

Në resorin të cilin e ka drejtuar Murganiç kanë ndodhur disa incidente që kanë tronditur opinionin kroat, nga vrasja e fundit e një punonjësi social dhe plagosja e një juristi nga ana e një përfituesi të ndihmës sociale, deri tek lëshimet dhe rastet e rënda të dhunës që punonjësit socialë në terren nuk arritën ta parandalonin.

Ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm, Zdravko Mariç dhe Davor Bozhinoviç, do të jenë zëvendëskryeministra.

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Evropa
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Kalo në kategori