LAJMI I FUNDIT:

Katica Janeva nuk ka paraqitur ndryshim të pasurisë që kur është në krye të PSP-së

Katica Janeva nuk ka paraqitur ndryshim të pasurisë që kur është në krye të PSP-së

Pothuajse katër vjet si kryetare e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva nuk ka raportuar ndonjë ndryshim të gjendjes së pasurisë së saj. Prokurorja nga Gjevgjela e cila u shpërngul në Shkup në 2015, ndërsa tani është pjesë e aferës “Haraçi”, nuk as kursime, as nuk shtuar ndonjë gjë.

I vetmi ndryshim në gjendjen e pronës të deklaruar nga Komisioni për Antikorrupsion ishte muajin e kaluar. Më 13 qershor, Janeva dha informacione se ka ndryshim në pasurinë e fëmijëve, gjegjësisht është blerë një Audi A6 Quattro, konfirmojnë për “IRL” nga Komisioni.


Janeva nuk ka paraqitur marrëveshjen e blerjes së veturës, siç është në përputhje me ligjin, por shtoi se vetura u prodhua në vitin 2005 dhe vlen 6.000 euro. Ky ndryshim është vërejtur në listën e pronave në faqen e internetit të Komisionit për Antikorrupsion .

Pasurinë të cilën e ka paraqitur në vitin 2015 kur edhe erdhi në detyrë, Janeva shihej se kishte shumë kredi. Në vitin 2014 dhe 2015, ka ngritur tre kredi në vlerë prej 118.000 eurosh për një periudhë kthimi prej 15 deri në 20 vjet. Janeva nuk ka banesë në Shkup. Por ka disa llogari bankare në të cilat ka gjithsej 107.000 euro. Ka shtëpi në Gjevgjeli, tokë bujqësore në fshatin Mrzenci, një parcelë në fshatrat Konsko dhe Roverin e Vjetër dhe Golf 4. Ajo ka edhe pagë prej rreth 3.000 euro në PSP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori