LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Mbyllja e universiteteve shqetësuese, po bëhet biznes me arsimin e lartë

Haxhiu: Mbyllja e universiteteve shqetësuese, po bëhet biznes me arsimin e lartë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu e cila është edhe nënkryetare e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës ka thënë se me arsimin e lartë në Kosovë po tentohet të bëhet biznes në dëm të qytetarëve të varfër.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se universitet publike u themeluan me votat e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“E kam mbrojtur vendimin për themelimin e këtyre universiteteve sepse një student nga një fshat i Gjakovës e ka mundësinë që me 50 cent të shkojë në Gjakovë, Pejë apo Prizren për të studiuar dhe nuk e ka luksin sikur fëmija im apo i ndonjë deputeti për të shkuar në kolegje private”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Ajo ka thënë se mbyllja e këtyre universiteteve është shumë shqetësuese duke e konsideruar si hap të ngutshëm.

“Në Kosovë bëhet biznes me arsimin e lartë. Biznesin e bëjnë ata që kanë mjete materiale. Ata që nuk kanë mjete, janë të diskriminuar në arsim”.

Nënkryetarja e Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, thotë se rreth 8,000 studentë studiojnë në universitetet e mbyllur publike dhe mbyllja e tyre sipas saj do të ishte mundësi biznesi për kolegjet private.

“Nëse marrim 1,000 euro mesatarisht vitin që paguajnë studentët në kolegjet private, qytetarët tanë nuk e kanë standardin t’i dërgojnë fëmijët në këto institucione”.

Deputetja e AAK-së thotë se Kosova nuk ka mundësi t’u ofrojë punë kandidatëve që kanë vetëm shkollën e mesme prandaj studimet janë të nevojshme për punësim.

Ajo shton se nëse mbyllen universitetet publike e prindërit nuk kanë mundësi për t’i dërguar fëmijët në kolegje private, ata të rinj do të largohen nga vendi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori