LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Kongresmenin Zeldin, me rastin e miratimit të rezolutës për vëllezërit Bytyçi

Veseli takon Kongresmenin Zeldin, me rastin e miratimit të rezolutës për vëllezërit Bytyçi

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka takuar sot Kongresmenin Lee Zeldin, i cili bashkë me Kongresmenin Eliot Engel ka sponsorizuar Rezolutën për vëllezërit Bytyçi, të vrarë nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Përmes kësaj rezolute e cila u votua dje nga Komiteti për punë të Jashtme i Kongresit Amerikan, i bëhet thirrje Serbisë që të gjejë dhe të dënojë kriminelët serbë që kanë vrarë vëllezërit Bytyçi.


Kryeparlamentari e falënderoi kongresmenin Zeldin për përkushtimin e tij në hartimin e rezolutës për vëllezërit Bytyçi si dhe për angazhimin e tij dhe të Kongresit Amerikan që kjo rezolutë të miratohet.

Me këtë rast Kongresmeni Zeldin theksoi se gjetja dhe dënimi vrasësve të vëllezërve Bytyçi është parakusht për Serbinë për rregullimin e raporteve me SHBA.

Veseli e informoi kongresmenin për iniciativën e tij për formimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, si një hap që duhet të ndërmerret për të sjellë drejtësi për mijëra viktima civile.

Po ashtu Veseli dhe Zeldin biseduan edhe për zhvillimet tjera politike në Kosovë e regjion, si dhe për bashkëpunimin ndër-sektorial mes institucioneve të SHBA-ve dhe Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori