Maqedoni, Propozim-ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve e kaloi leximin e parë
“Sigurimin dhe promovimin e realizimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të të gjithë personave pa kurrfarë lloj diskriminimi, përfshirë edhe në bazë të aftësive të kufizuara dhe identitetit dhe gjinisë, ndalesë për diskriminim në sigurimin e të drejtave të pacientëve dhe avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre me përfshirje të tyre aktive në komisionet për avancimin e të drejtave të pacientëve në komunat”, janë qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Propozim-ligjin për mbështetje të të drejtave të pacientëve, për të cilin anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi sot në seancë konstatuan se është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në shpjegimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit, tha se versioni i tij i tanishëm përmban dispozitë të përgjithshme anti-diskriminuese (neni 5 i Ligjit), në të cilën aftësitë e kufizuara dhe identiteti gjinor nuk përmenden si bazë e mundshme për diskriminim dhe nuk është paraparë pjesëmarrje e përfaqësuesve të personave me aftësi të kufizuara dhe gratë viktima të dhunës në komisionet për avancimin e të drejtave të pacientëve në komunat.
Ai shtoi se ndryshimet e Ligjit përmbajnë zgjidhjet e ardhshme: rregullimin e termit “person me aftësi të kufizuara”, përfshirjen e të gjitha llojeve të mundshme të diskriminimit gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore, barazi në realizimin e të drejtave dhe obligimeve të pacienteve dhe përfshirjen e përfaqësuesve të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara dhe grave viktima të dhunës në punën e komisioneve për avancimin e të drejtave të pacientëve.
Vankover Mançev nga OBRM-PDUKM-ja tha se nuk mund të sillet Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, ndërsa paraprakisht të mos sillet Ligj për të drejtat e mjekëve dhe mbrojtjen e të gjithë punëtorëve shëndetësorë.
Ai pyeti se vallë kushtet dhe paga e mjekëve në BE janë të njëjta si në shtet dhe për këtë propozoi që Ligji i ardhshëm për mjekët që do të propozohet të jetë me flamur evropian.
Ministri Filipçe theksoi se Ministria sipas performancave ekonomike të shtetit, maksimalisht angazhohet për rritjen e pagave dhe kujdestarive dhe e gjithë ajo që është premtuar.
Maja Moraqanin nga RDM tha se ka kontaktuar me gra viktima të dhunës familjare të cilat ishin të diskriminuara në drejtim të marrjes së mbrojtjes adekuate shëndetësore dhe shtoi se kjo zgjidhje ligjore mundet vetëm t’i avancojë të drejtat e këtyre pacientëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit