Partia Socialdemokrate e ka cilësuar si të papranueshme kontratën e Ministrisë së Integrimeve me “Madison Global Strategies LLC”.
Deputeti i kësaj partie, Visar Ymeri në një konferencë për media ka thënë se PSD e cilëson këtë kontratë të papranueshme dhe me një serë problemesh, për çfarë ministrja Dhurata Hoxha duhet të sqarohet dhe të japë përgjegjësi.
Ymeri theksoi se kjo kontratë ndonëse tentohet të paraqitet si përpjekje e qeverisë për të forcuar pozitat e Kosovës brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, obligimet nga kontrata e nënshkruar thuhet të jenë krejt tjera.
Kjo pasi që në përshkrimin e kontratës nga firma amerikane “Madison Global Strategies LLC”, e publikuar pranë agjencisë së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, flitet për takime me anëtarët e Kongresit dhe Administratës amerikane.
“Përmes kësaj kontrate Ministria e Integrimeve e ka marrë rolin e MPJ-së. Përmes kësaj kontrate Hoxha dhe Ministria i kanë kaluar kompetencat e veta. Ministria do të duhej të përqendrohej të procesi i integrimit në BE, e jo të merret me lobim”, shtoi ai.
Më tej, Ymeri vuri në dukje se problematike në këtë kontratë është edhe fakti se në të figuron se institucioni të cilin do ta përfaqësojë firma lobuese “Madison Global Strategies, LLC”, është Ministria e Integrimeve Evropiane, mirëpo emri i zyrtarit me të cilin “do të merret vesh regjistruesi apo firma” është Kadri Veseli, që është kryetar i Kuvendit.
Pra, gjë që dokumenton përzierje të pushteteve, por edhe ngrit dyshime të keqpërdorimit të fondeve publike për interesa partiake apo për qëllime të forcimit të pozitës së Kadri Veselit.
“Në mënyrën se si kjo kompani e ka raportuar kontratën në departamentin e shtetit, janë dy çështje problematike, kur është vendosur emri – është vendosur emri i Kadri Veselit në këtë kontratë, pra emri i kryetarit të PDK-së. Kjo kontratë më shumë do i shërbej Partisë Demokratike sesa Ministrisë së Integrimeve Evropiane”, deklaroi Ymeri.
PSD do të ndjekë gjitha hapat e mundshëm në kuadër të përgjegjësive tona për ta hetuar deri në fund këtë çështje. Nuk do të tolerojmë në asnjë formë jotransparencën në shpenzimin e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorimin e parasë publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025