LAJMI I FUNDIT:

Me 25 korrik fillon “Beer Fest Kosova”

Me 25 korrik fillon “Beer Fest Kosova”

Edicioni i nëntë i festivalit “Beerfest Kosova” fillon me 25 Korrik nga ora 17:00 dhe do të mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Beerfest Kosova i përket një formati argëtues dhe promovues ku qytetarët për 4 netë me radhë do të mund të argëtohen me program të mrekullueshëm artistik dhe duke shijuar birra e pije nga më të ndryshmet me çmime promovuese.


Sipas Z. Ekrem Tahiri, nga MODUS Events, si edhe në vitet e kaluara, rëndësi të madhe do t’i kushtohet rregullimit të hapësirës dhe në veçanti skenës dhe Programit Artistik. Sivjet do të ketë mbi 20 artistë dhe bende që do të përformojnë në 4 netët e BeerFest dhe emrat e tyre janë shumë të dashur për audiencën Kosovare.

“Sivjet Beerfest Kosova ka programin argëtues më ambicioz se secili edicion paraprak. Përveç rregullimit të hapësirës dhe efekteve vizuele, programi në Skenë do të jetë fantastik. Alban Skenderaj, Dhurata Dora, Dafina Zeqiri, Shaolin Gangh dhe Red Hot Chilli Peppers Tribute Show do të jenë headliners të këtyre netëve, kurse gjithashtu do të performojnë edhe DJ Bannzz, Lekë Gjurgjeali, Dj Eskei, 4×4, Dj Cab Caboo, Skivi, Dj James, Vesa Luma, Xuxi and the Band dhe shumë bende dhe artistë tjerë ”, bëri të ditur, z. Ekrem Tahiri nga MODUS Events.

“Prej orës 17:00 kur edhe fillon Beerfest Kosova do të mbahet “Beer Olympics”, ku do të ketë gara dhe lojëra shumë interesante me birra.
Beer Pong, Flip Cup, Kings etj. do të jenë disa nga lojërat në të cilat do të garohet në mënyrë ekipore. Gjithashtu do të kemi edhe lojëra tavoline që do ta bëjnë shumë argëtuese fillimin e beerfestit, tha Tahiri.

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori