LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk me një tjetër projekt ambicioz – paralajmëron “lidhjen e trurit me kompjuter”

Elon Musk me një tjetër projekt ambicioz – paralajmëron “lidhjen e trurit me kompjuter”

Të martën në mbrëmje, Neuralink, një kompani në të cilën Elon Musk ka investuar 100 milionë dollarë ka bërë të ditur detajet e një projekti tepër ambicioz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Neuralink, e cila ka në plan të fusë në tru një “robot”, me anë të së cilit do të bëhej një “lidhje e trurit me kompjuter”.


Kompania shpreson të fillojë të punojë me subjektet njerëzore sa më shpejt që të jetë e mundur, duke parashikuar që një gjë e tillë të fillojë në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

Kompania pretendon se sistemi do të jetë në gjendje të lexojë dhe të shkruajë sasi të mëdha informacioni.

Por, ashtu si shumë nga ndërmarrjet e tjera të zotit Musk, si anije kozmike ose tunele futuristike, kjo do të jetë një nga sfidat më të mëdha me të cilën mund të përballen shkencëtarët.

Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, i cili ka pohuar se ai “dëshiron të vdesë në Mars”, ka një reputacion për të bërë gjëra të guximshme, si dhe për të bërë pretendime edhe më të guximshme që kalojnë besueshmërinë.

Në një konferencë të hënën, drejtuesit e Neuralink pranuan se kishin një “rrugë të gjatë për të bërë” para se të fillonin të ofrojnë një shërbim komercial. Por ata ishin të gatshëm të diskutonin publikisht punën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Botë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori