Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi dënimin e shqiptuar me burg efektiv dhe gjobë, ndaj ish-drejtorit të Repartit të Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Rexhep Kasumaj, që akuzohej për marrje ryshfeti.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 shkurt 2019, Kasumajn e kishte shpallur fajtor për veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe të njëjtin e kishte gjykuar me nëntë muaj burgim dhe 2000 euro gjobë.
Paraprakisht, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 4 shkurt 2019, Kasumaj e kishte pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Përkundër pranimit të fajësisë, mbrojtja kishte mbetur e pakënaqur me lartësinë e dënimit të shqiptuar.
Në ankesën e ushtruar në Apel nga mbrojtësja e Kasumajt, avokatja Merita Stublla, thuhej se dënimi i shqiptuar ndaj të mbrojturit të saj është shumë i ashpër dhe sipas saj, nëse do të merreshin parasysh rrethanat lehtësuese, ndaj Kasumajt do duhej të shqiptohej një dënim më i butë.
Këto rrethana lehtësuese të cilat i kishte cekur në ankesën e saj avokatja ishin, fakti se i mbrojturi i saj kishte pranuar fajësinë, është i moshës së shtyrë se nuk ka qenë më parë i dënuar si dhe të qenit para pensionimit.
Veti i akuzuari në seancën e shqyrtimit të ankesës së tij në Apel më 28 qershor të këtij viti, kishte thënë se vepra që kishte kryer kishte qenë një moment ligësie që mund t’i ndodh çdokujt në jetë.
“Ka qenë një moment ligësie që mund t’i ndodh çdo personi njëherë në jetë. Gjatë periudhës time të gjatë profesionale, asnjëherë nuk kam rënë ndesh me ligjin”, kishte deklaruar Kasumaj.
Mirëpo, këto pretendime të mbrojtjes i ka hudhur poshtë si të pabazuara, kolegji i Gjykatës së Apelit, në përbërje nga gjykatësit, Fillim Skoro, Xhevdet Abazi dhe Tonka Berishaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, me rastin e shqiptimit të dënimit të akuzuarit, në mënyrë të plotë dhe gjithë përfshirëse ka vlerësuar të gjitha rrethanat, ku si rrethana lehtësuese të akuzuarit i ka marrë se i njëjti nuk ka qenë i dënuar më parë, ndaj tij nuk zhvillohet procedurë tjetër penale, se ka premtuar se në të ardhmen nuk do të kryejë vepër tjetër penale, ka pranuar fajësinë dhe se i akuzuari është i moshës së vjetër .
Këto rrethana që i kishte marr në konsideratë gjykata e shkallës së parë, i ka aprovuar edhe Apeli, duke pasur parasysh, siç thuhet në aktgjykimin e Apelit, edhe rrethanat që kanë të bëjnë me mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe peshën e rrezikimit të vlerës së mbrojtur, por sidomos edhe shkallën e lartë të dashjes.
“Prandaj, duke pasur parasysh të cekurat si më lartë, pretendimet e theksuara në ankesë nga mbrojtësit e të akuzuarit, nuk janë të asaj natyre që do të ndikonin në zvogëlimin e mëtutjeshëm të dënimit, ngase, disa nga ato janë marrë parasysh edhe nga gjykata e shkallës së parë, ndërsa, disa nga rrethanat e pretenduara nuk janë të asaj natyre që të ndikonin në zbutjen e mëtutjeshme të dënimit, për çka konsiderojmë se dënimi i shqiptuar të akuzuarit nga gjykata e shkallës së parë dhe atë në minimum ligjor, është i drejtë dhe i ligjshëm.”, thuhet në aktgjykimin e Apelit.
Në arsyetimin e aktgjykimit të Apelit thuhet po ashtu se të akuzuarit i ishte shqiptuar dënim plotësues, konfiskim i një armë me të cilën është kryer vepra penale, përkundër asaj, se as në aktakuzë e as në aktgjykimin e shkallës së parë, nuk përmendet fare se tani i dënuar ka poseduar ndonjë armë apo është akuzuar për armëmbajtje pa leje.
“Të akuzuarit i ka shqiptuar edhe dënimin plotësues dhe atë konfiskimin e armës së zjarritpistoletë të markës “Ekol Firat Compakt” e kalibrit 9 m.m dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) të kalibrittë njëjtë, si mjete me të cilat është kryer vepra penale.”, thuhet në arsyetimin e aktgjykimit të Apelit.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 30 nëntor 2018, Rexhep Kasumaj, akuzohet se më 6 korrik 2018, rreth orës 10:30, si Drejtor i Repartit të Urologjisë në QKUK, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm ka kërkuar dhe ka pranuar 100 euro ryshfet nga i dëmtuari Bekim Hoti, mënyrë që nipi i tij F. H, të futej në listën e operimit në mënyrë të përshpejtuar.
Në aktakuzë theksohet se nën masat e simulimit të veprës penale të korrupsionit, i dëmtuari ka hyrë në repartin e Urologjisë dhe në zyrën e tani të pandehurit ia dorëzon paratë e kërkuara, ku më pas të njëjtat gjendën në xhepin e Kasumajt dhe konfiskohen nga hetuesi policor dhe menjëherë arrestohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles