LAJMI I FUNDIT:

Kthesë e papritur për 30 qershorin, gjykatat rrëzojnë dy kryebashkiakë të Ramës

Kthesë e papritur për 30 qershorin, gjykatat rrëzojnë dy kryebashkiakë të Ramës

Zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës, duket se do të marrin një drejtim tjetër pasi sot ka zhvillime të reja. Dy gjykata refuzuan t’u jepnin mandatin dy kryebashkiakëve të dalë nga këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dhe Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku, nuk kanë arritur dot të marrin një vendim nga gjykata që e certifikon zgjedhjen e tyre në krye të bashkive respektive, Durrës e Vorë.

Në vendimin e dhënë, Gjykata e Durrësit ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, “duke i bërë zgjedhjet nul”.


Ndërkohë, PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Sako fitoi garën e vendoreve përballë rivales nga “Bindja Demokratike”, Valbona Sakollari.

Ndërkohë po gjatë ditë së sotme Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakut, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka shpallur mos kompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

Ky vendim, i dhënë më datë 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë në harkun kohor të 5 ditëve.

Këto dy vendime të dhëna sot duket se do të kenë efekt domino edhe në gjykata të tjera. Kujtojmë që ka ende kryebashkiakë të cilët nuk kanë marrë ende një vendim gjykate për mandatin e tyre. Nga ana tjetër as Kolegji Zgjedhor nuk është shprehur për këshillat bashkiak. Në kushtet kur për to nuk mund të merret një vendim nga KQZ-ja për shkak të votës kundër të kryetarit Klement Zguri, fjalën e fundit do ta thotë Kolegji Zgjedhor.

Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.”– përfundon Basha reagimin e tij./lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori