LAJMI I FUNDIT:

Gjykata në Gjilan dënon shtatë të akuzuarit për veprat penale “krimi i organizuar” dhe “blerja dhe shitja e narkotikëve”

Gjykata në Gjilan dënon shtatë të akuzuarit për veprat penale “krimi i organizuar” dhe “blerja dhe shitja e narkotikëve”

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj  shtatë të akuzuarve A. L., R. H., F. G., F. A., G. A., F. S. dhe Z. B.

Në njoftimin e bërë për media nga Gjykata Themelore në Gjilan thuhet se, të akuzuarit janë fajtorë, sepse nga muaji shkurt 2017 deri më 30.04.2017, me dashje kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar, duke u marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve të llojit “marihuanë”, të cilën e kanë paketuar dhe fshehur nëpër tavolina dhe dërrasa, që pastaj të transportojnë në shtetet e Evropës Perëndimore dhe në Turqi përmes Maqedonisë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Pas hetimeve dhe aplikimit të masave të fshehta të Policisë së Kosovës është arritur të kapen 500 kilogramë narkotikë në shtëpinë e të akuzuarit A. L., në fshatin Sojevë të Komunës së Ferizajt, të vendosur dhe fshehur në 20 tavolina.


Policia njofton se në shtëpinë e të akuzuarit R. H. në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt janë gjetur 28 kilogramë narkotikë të fshehura në 64 pako të dërrasave, ndërsa tek i akuzuari F. G. në Krushë të Madhe janë gjetur 184.39 kilogramë të llojit marihuanë, të fshehura në 10 tavolina të mëdha dhe 4 tavolina të vogla.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të akuzuarit F. A., G. A., F. S., Z. B. janë shpallur fajtorë për veprën penale “dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, ndërsa i akuzuari L. N. është liruar nga akuza.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues për të akuzuarit në fjalë:

I akuzuari A. L. është gjykuar me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 50.000 euro gjobë.
I akuzuari R. H. është gjykuar me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim dhe 50.000 euro gjobë.
I akuzuari F. G., është gjykuar me dënim prej 8 (tetë) vite burgim dhe 20.000 euro gjobë.
I akuzuari F. A. është dënuar me 4 (katër) vite burgim dhe 10.000 euro gjobë.
I akuzuari G. A. është gjykuar me 4 (katër) vite burgim dhe 5.000 euro gjobë.
I akuzuari F. S. është gjykuar me 2 (dy) vite burgim.
I akuzuari Z. B. është dënuar me 1 (një) vit burgim.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim për të akuzuarit A. L., R. H. dhe F. G., të cilëve do t’iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërkohë të akuzuarit G. A. i ndërpritet masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori