LAJMI I FUNDIT:

Plomp: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Plomp: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin

Ambasadori në largim i Holandës Vouter Plomp, në një intervistë për emisionin “360 gradë” duke komentuar zhvillimet e fundit dhe rolin e tij në mbështetje të Prokurorisë Speciale ka theksuar se Askush nuk guxon të jetë mbi Ligjin.

Sipas tij në rast se ekzistojnë dëshmi të fuqishme për rastin që shkaktoi reagime të shumta në opinion atëherë duhet të ketë edhe aktakuzë.


“Së pari, më lejoni të them se askush nuk është dhe duhet të jetë mbi ligjin. Në këtë kuptim, gjithmonë kur ka supozime serioze për paligjshmëri, ato duhet të hetohen. Nëse ka prova të mjaftueshme, duhet të përfundojnë me aktakuzë. Por, nëse më pyetni nëse kjo ndryshon qëndrimin tim ndaj institucionit PSP, përgjigjja ime është jo, nuk e ndryshon”, deklaroi Plomp./Alsat/