LAJMI I FUNDIT:

Rektori Dema ngushëllon familjen Shaqiri

Rektori Dema ngushëllon familjen Shaqiri

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka ngushëlluar familjen Shaqiri për vdekjen e profesorit Gazmend Shaqiri.

Dema ka thënë se është pikëllues lajmi për ndarjen e profesorit Gazmend Shaqiri, i cili ishte njëri ndër personalitetet më eminente të fushës së arsimit të lartë dhe shëndetësisë në vendin tonë, transmeton Telegrafi.


“Më anë të këtij telegrami, më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, t’jua përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Profesor Shaqiri u shqua për kontribut të çmueshëm në Universitetin e Prishtinës, duke u bërë pjesë e Fakultetit të Mjekësisë, që nga themelimi i tij, në vitin 1969.

Rrugëtimin në UP, prof. dr. Gazmend Shaqiri e filloi si ligjërues, pastaj shërbeu edhe si prodekan e dekan i këtij institucioni. Prof. Shaqiri, në historinë e vendit tonë, shquhet edhe si themelues i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi dhe shëndetësia humbën një nga kontribuuesit e tij më të mëdhenj.
Pushoftë në paqe shpirti i tij”, thuhet në letrën ngushëlluese të rektorit Dema./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori