Policia italiane ka arrestuar tre meshkuj, në mesin e të cilëve edhe një që ka lidhje me partinë politike neofashiste, pasi që ka arritur të konfiskojë një sasi të madhe të armëve, përfshirë një raketë ajër-ajër si dhe materiale me simbole naziste.
Policia ka bërë të ditur se ky zbulim është si rezultat i një hetimi disa mujor pasi kishin përcjell italianët që kishin marrë pjesë në luftë në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Ata kanë gjetur raketë ajër-ajër të tipit Matra Super 530 F, prodhim francez. E pas kontrollit të detajuar, është konstatuar se armët janë në gjendje të mirë dhe funksionale, por pa mbushje shpërthyese.
E të dyshuarit raportohet se ishin munduar ta shesin raketën përmes aplikacioni WhatsApp. Përveç kësaj, ata kanë gjetur edhe 26 pushkë, 20 bajoneta (thika ushtarake), 306 revole të ndryshme si dhe 800 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Armët janë të prodhuara në Austri, Gjermani dhe SHBA, e në komunikatën e policisë italiane thuhet se në Torino njëri nga të arrestuarit në vitin 2001 kishte tentuar të kandidoj për Senat si kandidat i partisë neofashiste “Forca Nuova”.
E në shtëpinë e tij në Galaret, policia ka gjetur afro 30 pushkë gjuetie, revole dhe bajoneta si dhe municion dhe posterë të vjetër nazistë.
Dy burrat tjerë janë arrestuar pasi që policia kishte gjetur raketën e prodhuar në Francë që ishte fshehur në një hangar të aeroportit, të cilën ishin munduar ta shesin përmes WhatsApp. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City