LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Universitetit të Pejës ndaj vendimit për akreditim, i mbushur me gabime gjuhësore

Reagimi i Universitetit të Pejës ndaj vendimit për akreditim, i mbushur me gabime gjuhësore

Universiteti Publik i Pejës “Haxhi Zeka”, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), për mos akreditim të këtij universiteti për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.

Por në reagimin e tyre prej tre paragrafëve, ky institucion arsimor ka bërë gabime të shumta drejtshkrimore.

Në një njoftim zyrtar shihen disa gabime drejtshkrimore.


Ndryshe, dje KShC-ja vendosi që të mos i akreditojë programet e Universitetit të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës. Vendimi i KShC-së vjen pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar. /Telegrafi/