LAJMI I FUNDIT:

“Ushtari fluturues” dhuron spektakël në “Ditën e Bastijës”

“Ushtari fluturues” dhuron spektakël në “Ditën e Bastijës”

Me rastin e festës kombëtare “Ditës së Bastijës” në Francë në paradën spektakolare ku po merrte pjesë presidenti francez Emmanuel Macron, ka fluturuar ish-kampioni në jet-ski Freki Zapata, që u ngrit në ajër dhe dhuroi spektakël me “Flyboard”.

Në videon e publikuar më poshtë shihet Zapata duke mbajtur në dorë një pushkë automatike, derisa në pajisjen që kishte shkelur po e shëtiste nëpër ajër me një shpejtësi prej 200 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Sipas mediave franceze një pajisje e tillë do të mund të përdorej në të ardhmen nga ushtria franceze në beteja. E siç raporton “Parisien” bëhet fjalë për fluturaken që përdor kerozinë dhe ka pesë mini-turbo motorë që i mundësojnë të zhvillojë shpejtësi prej 200 kilometra në orë.  Ajo mund të qëndroj në ajër për 10 minuta.

E duket se demonstrimi me “Flyboard” i ka pëlqyer presidentit francez, pasi vazhdimisht buzëqeshte dhe duartrokiste Zapatën i cili më pas ua la radhën pjesëmarrësve tjerë në paradë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori