LAJMI I FUNDIT:

Pacolli flet për liberalizimin e vizave, nuk përmend afat kohor

Pacolli flet për liberalizimin e vizave, nuk përmend afat kohor
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë duke punuar sa i përket liberalizimit të vizave.

Pacolli ka thënë se janë është e tepruar nga miqtë perëndimor të Kosovës që kërkojnë çdo gjë të jetë perfekte në Kosovë.


“Jemi duke punuar. Puna më e mirë është që ta dëshmojmë me vepra tona. E di që nuk është ari çdo gjë që shkëlqen. Ne gjatë rrugëtimit tonë nuk kemi qenë përfekt, dhe ndoshta është e tepruar nga miqtë tanë perëndimor që çdo gjë të jetë perfekte në vendin tonë. As në vendet e tyre nuk është çdo gjë përfekte. Tani në fokus është Kosova, dhe kjo është faktura që po e paguajmë. Shembull, nëse flitet për migrimin, flasin për shqiptarët, dhe nëse flitet për Kosovën mendohet se shqiptarët kanë ardhur nga Ksoova. Por jo, ata kanë migruar nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Shqipëria, dhe një pjesë nga Kosova”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

I pyetur për ndonjë datë se kur do të ndodhë liberalizimi, ai ka thënë se nuk dëshiron të premtoj dhe të jap data.

“Kemi pasur një vizitë të suksesshme në Gjermani dhe në Francë. Kemi bsieduar në mënyrë dinjitoze, dhe jemi duke punuar që edhe ato gjëra që kanë mbet pa u kjartësu të kjartësohen. Mos më shtini të iu premtoj asgjë. Me vullnet do të iu thoja nesër, por jemi duke punuar, jemi në rrugë të mirë për këtë”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori