LAJMI I FUNDIT:

Macron njofton krijimin e një komande ushtarake të hapësirës

Macron njofton krijimin e një komande ushtarake të hapësirës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi krijimin e një komande ushtarake të hapësirës, shtatorin e ardhshëm, gjatë një fjalimi të zhvilluar dje para forcave të armatosura, në kuadër të Festës së Republikës së 14 korrikut, të publikuar në profilin zyrtar në Twitter të Elizesë.

“Për të garantuar zhvillimin dhe përforcimin e kapaciteteve tona hapësinore, një komandë e madhe e hapësirës do të krijohet në shtator si pjesë e Aeronautikës, që në fund do të shndërrohet në një forcë ushtarake e ajrit dhe hapësirës”, thekson Macron.


Macron shpjegoi se ka miratuar doktrinën e re ushtarake të hapësirës të projektuar nga ministria e Mbrojtjes, Florence Parly, “që do mundësojë garantimin e mbrojtjes së hapësirës në hapësirë”.

Macron ka folur për zona të reja përballjeje, që janë hapësira kibernetike dhe hapësira ekso-atmosferike (jashtë atmosferës).

Një vit më parë SHBA-ja kishte njoftuar planifikimin e një ushtrie hapësinore deri në vitin 2020, një projekt i kërkuar nga Donald Trump për të mos humbur përpalljen me Rusinë dhe Kinën. /KP/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori