LAJMI I FUNDIT:

BMW 4 Series është parë derisa po transportohej

BMW 4 Series është parë derisa po transportohej

Ky model, do të shfaqet në tërësi deri në fund të vitit

Vitin e kaluar, e kemi parë BMW 4 Series me tavan të hapur, derisa ishte duke u testuar dhe ishte vetëm çështje kohe, kur do ta shohim edhe modelin kupe, transmeton Telegrafi.


Modeli është parë derisa po transportohej, me shtresë shumë të rëndë kamuflazhi, por që nuk ka arritur ta fshehë në tërësi.

Kompania BMW, ka bërë të ditur se do të dallojë shumë nga 3 Series, gjë që vërehet te 4 Series i ri, që ka drita më të ngushta, tavan më të ulët dhe në përgjithësi dukje më sportive.

Brendia e BMW 4 Series nuk është parë, mirëpo në pjesën e brendshme të 4 Series me tavan të hapur, ka pasur nivel të lart teknologjie.

Në bazë të modulit arkitekturor CLAR që e ka zhvilluar BMW, 4 Series i ri, do të jetë për 45 kilogramë më i lehtë dhe të ofrojë mundësi për vozitje shumë të mirë. /Telegrafi/