LAJMI I FUNDIT:

Kush është Muzafer Shala – ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë?

Kush është Muzafer Shala – ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë?

Muzafer Shala, i propozuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli për Ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është i doktoruar në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.

Është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe vjen nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai ka një përvojë 17 vjeçare në fushën e edukimit në Kosovë dhe një periudhë  të shkurtër edhe në Angli. Krahas mësimdhënies, ka pasur edhe pozita menaxheriale si atë të Koordinatorit për Zhvillim Akademik, Dekan i Fakultetit të Mekatronikës dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.


Veseli propozon Muzafer Shalën ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Lexo po ashtu Veseli propozon Muzafer Shalën ministër të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Kohë pas kohe ka punuar edhe në industri në sektorin e sistemeve të kontrollit automatik.

Që nga viti 2016 punon si mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” si dhe në Kolegjin Universum në Prishtinë.

Muzafer Shala është i lindur më 12 tetor 1980 në Vushtrri, është i martuar dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori