LAJMI I FUNDIT:

“Demokracia Studentore”: Politika e ka degraduar arsimin në Kosovë

“Demokracia Studentore”: Politika e ka degraduar arsimin në Kosovë

Organizata ”Demokracia Studentore” përmes një komunikate për media ka reaguar për zgjedhjen e rektorit të universitetit të Gjakovës, i cili është pjese e politikës!

“Natyrisht, si në çdo vend, edhe në Kosovë përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi , e ka Ministria e Arsimit. Të gjithë ne e dimë që sistemi arsimor në Kosovë është në krizë të thellë, pasi që politika e kontrollon në të gjitha dimensionet!”

 “Për t`i zgjidhur problemet që sa vijnë e rëndohen në sistemin arsimor nuk mjafton vetëm të analizohet dhe proklamohet, por edhe të veprohet konkretisht dhe të merret prokuroria me inspektorët e korruptuar. Edhe ministria jonë si shumica e ministrive të shteteve të tjera evropiane ka pranuar reformat në sistemin arsimor, por ky sistem te ne reformimi si duket ka mbetur vetëm në letër”, thuhet në komunikatë.


Zyrtari i PDK-së zgjedhet rektor i Universitetit të Gjakovës
Lexo po ashtu Zyrtari i PDK-së zgjedhet rektor i Universitetit të Gjakovës

Sipas Demokracisë Studentore nëpër shkolla fillore dhe të mesme dhe universitete të Kosovës punojnë një numër i konsiderueshëm i profesorëve të padiplomuar, ose të diplomuar në format më të këqija të mundshme.

Por, ka edhe shumë mësimdhënës, të cilët edhe pse janë të diplomuar nuk punojnë sa duhet me nxënësit, studentët ose të tillë që vejnë në shkollë vetëm sa për të kaluar kohën! Asnjë veprim nuk është ndërmarrë në këtë drejtim nga Ministria e Arsimit.

“Rektorët, dekanët dhe drejtorët e shkollave nuk janë zgjedhur si rezultat i asaj që e meritojnë të jenë drejtorë, por ata i ka zgjedhur politika ditore! Në të njëjtën formë janë zgjedhur edhe shumica e drejtorëve të Drejtorive Komunale për Arsim! Është gabim shumë i madh që tek ne posti i drejtorëve komunalë të arsimit është post politik. Kjo praktikë duhet të ndryshohet patjetër në qoftë se duam cilësi! Nuk na duhen drejtorë të pa aftë për mbarëvajtjen dhe organizimin e punës dhe drejtorë që nuk i do njeri, të cilësdo parti politike qofshin ata”, thuhet në fund në komunikatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori