LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës dënon ujësjellësin rajonal “Prishtina” me 2600 euro, nuk e rregulloi vendin ku kreu punën

Komuna e Prishtinës dënon ujësjellësin rajonal “Prishtina” me 2600 euro, nuk e rregulloi vendin ku kreu punën

Inspektorati i Komunë së Prishtinës ka dënuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit me 2600 euro për shkak të intervenimeve në infrastrukturën rrugore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se secila kompani që merr leje për intervenime në infrastrukturë, e ka për obligim ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.

Secila kompani që merr leje për intervenime në infrastrukturë, e ka për obligim ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.


Muaj më parë, i kemi paralajmëruar edhe publikisht, se nuk do t’i tolerojmë as kompanitë publike në rast se nuk iu përmbahen rregullave, vendimeve dhe pëlqimeve që marrin.

Sot është dënuar Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, për shkak të 13 intervenimeve që i kanë bërë në infrastrukturën rrugore, dhe nuk e kanë kthyer terrenin ne gjendjen e mëparshme.

Do të vazhdojmë me inspektime në të gjitha pjesët e qytetit, dhe kudo që hasim raste të tilla, do të ndërmarrim masa. Kompanitë publike rajonale, do duhej të ishin shumë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të Kryeqytetit, ku edhe inkasimi i të hyrave të tyre është maksimal.”, ka shkruar në Facebook, Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori