135 tituj të librave të reja do të jenë në raftet e bibliotekave komunale në Kosovë, donacion ky i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Këtë donacion do ta marrin edhe bibliotekat komunale shqiptare jashtë kufijve të Kosovës.
Titujt e këtyre librave që janë botim i vitit 2018, janë përzgjedhur nga Këshilli i Librit i cili është organ i Ministrisë së Kulturës.
Në ceremoninë tradicionale të shpërndarjes së librit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se ministria që ai udhëheq do të jetë mbështetëse e madhe e librit. Gashi tha se librat që po shpërndahen sot janë të një cilësie të lartë.
“Sot jemi mbledhur solemnisht që t’i dorëzojmë donacionin e Ministrisë së Kulturës për 37 biblioteka komunale në Kosovë dhe jo vetëm, sepse këto donacione do t’i dorëzojmë edhe tek bibliotekat e tjera shqiptare jashtë kufijve të Kosovës. Donacioni që ne po e dorëzojmë sot është jo i vogël dhe vlerësojmë se është tejet cilësor, meqë librat që sot po japim janë librat më të mirë që janë botuar gjatë vitit 2018 dhe këtë vlerësime ka bërë një trup profesional siç është Këshilli i Librit si organ qe funksionon në kuadër të MKRS-së”, tha ai.
Ai tha se këto libra fillimisht përkrahen për botim dhe blihen nga shtëpitë botuese në Kosovë, me c’rast përkrahen shtëpitë botuese dhe shkrimtarët e edhe lexuesit të cilëve u ofrohet libri pranë komunave të tyre.
Kryetarja e Këshillit të Librit, Sabile Keçmezi –Basha, tha se librat që u shpërndahen bibliotekave komunale, përfshijnë tematika të ndryshme si ato pulitke, fetare, gjinore e letrare.
Ajo ka vlerësuar lartë rolin e Ministrisë së Kulturës duke thënë se e njëjta ka sjellë kulturë në lexim dhe në vazhdimësi ka investuar blerjen e botimeve të reja të autorëve kombëtar e të huaj.
Tha së në vitin 22018 MRKS ka investuar 158 mijë e 522 euro në botime.
“Ministria e Kulturës përmes Këshillit te Librit ka botuar libra të autorëve shqiptarë e të komuniteteve të të gjitha trevave, orientimeve politike, fetare, gjinore, letrare e estetike, duke u treguar e hapur ndaj prirjeve dhe prefencave të ndryshme stilistike e të tjera. Si edhe letërsi botërore të vendeve të ndryshme e gjuhëve të ndryshme, të të gjitha periudhave letrare nga antikiteti e deri në ditët e sotme… vetëm në vitin 2018 Ministria e Kulturës ka financuar 11 revista me karakter kombëtar e regjional, ka financuar botimin e 53 librave të autorëve të ndryshëm, ka bërë blerjen e 56 librave nga autorë kombëtar e të huaj ku total i investimeve ka qenë 158 mijë e 522 euro, tha ajo .
Sekretari i Bibliotekës ‘Pjetër Bogdani’, Izet Avdyli tha se dhurimi i librave në ditët e sotme është i një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh se jemi në kohën e zhvillimit të shpejt të internetit.
“Fillimi festës së nxitjes së librit ishte bërë traditë që moti, që ai që blinte një libër, i dhurohej një lule, kurse sot librat që po dhurohen bibliotekave komunale të Kosovës. Ulqinit, Tuzit, Luginës së Preshevës, Tetovës, janë më shumë se lule. Ngasë të dhurosh libra sot, në kohën e zhvillimit të hovshëm të internetit është më shumë se një vetëdijesim për librin”, tha ai.
Ministri Gashi në mënyrë solemne u ka shpërndarë librat drejtorëve të bibliotekës komunale të Prishtinës dhe atij të Prizrenit. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt
Haradinaj me letër publike i drejtohet Policisë: Jeni ju që na siguroni gjumin e qetë
Mbi katër kilogramë drogë ka konfiskuar policia vitin e kaluar në rajonin e SPB Ohër
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër