LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj ngushëllon familjarët e Rexhep Hoxhës: Ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Haradinaj ngushëllon familjarët e Rexhep Hoxhës: Ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe

Kryeministri Ramush Haradinaj, ngushëlloi familjarët për humbjen nga kjo jetë të një prej kolosve të letërsisë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut, Rexhep Hoxha.

Haradinaj përmes një statusi të tij në Facebook, tha se Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të.


Ai theksoi se breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes veprës së tij.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e një prej kolosëve të letërsisë sonë për fëmijë, shkrimtarit dhe pedagogut Rexhep Hoxha.

Hoxha ishte një ndër figurat më emblematike të letrave shqipe që shënuan shekullin e 20-të. Breza të tërë në hapësirat shqiptare u rritën dhe u edukuan në frymën atdhetare që ai barti përmes veprës së tij të çmuar, që la trashëgimi. Ngushëllime të sinqerta për familjen Hoxha, për miqtë dhe lexuesit e veprës së tij! U prehtë në paqen e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori