LAJMI I FUNDIT:

Fshati Vranidoll i harruar nga Komuna e Prishtinës, ankohen banorët

Fshati Vranidoll i harruar nga Komuna e Prishtinës, ankohen banorët

Fshati Vranidoll i cili i takon Komunës së Prishtinës është lënë pas dore nga kjo komunë që një kohë të gjatë, pasi banorët në këtë fshat ankohen për mungesë të ujit të pijshëm, asfaltimin e rrugëve si dhe shumë probleme të tjera.

Kështu tha në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini një nga banorët e këtij fshati, i cili tha se fshati i tyre është i harruar nga Komuna e Prishtinës, pasi askush nuk merret me problemet e tyre.


Ai kërkoi nga Komuna e Prishtinës, që të investohet në këtë fshat mbi të gjitha siç tha ai, të gjithë banorët janë pagues të rregullt të tatimeve, transmeton Telegrafi.

“Si fshat jemi tërësisht të harruar nga komuna. Prej 2014 kemi bërë kërkesë për emërimin e rrugëve, por asgjë nuk është bërë. Jemi bërë si me qenë fshat diku në Kalkut. Ujë nuk kemi, për çdo ditë duhet ta thërrasim ujësjellësin në telefon dhe na thonë që ju po vaditni bahçen, e nuk ka fakte të gjalla që ne po vaditim sepse baballarët tanë na e kanë lënë nga një bunar ku me të mund të vaditim”, ka thënë ai.

Siç shtoi tutje banori, si fshat kanë bërë kërkesa të shumta mirëpo, kanë rënë në vesh të shurdhët.

“Kam bërë kërkesa sa kam mundur, por asgjë nuk është bërë. I vetmi fshati Vranidoll është i lënë jashtë komunës, e ne i takojmë Prishtinës. Varrezat janë thurë në krejt Komunën e Prishtinës, e ne i kemi dy varreza dhe nuk i intereson askujt për rregullimin e tyre, se sipas tyre nuk kanë mjete. Ne po i paguajmë të gjitha tatimet, jemi të rregullt në pagesën e tyre. Ata po dinë me na e mbledh tatimin e  nuk bëjnë asgjë për ne”, tha tutje ky banor.

Ndërsa drejtori i drejtorisë së Investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti gjatë këtij emisioni tha se është e pamundur që në çdo fshat të Komunës së Prishtinës të realizojnë më shumë projekte, kjo sipas tij sepse nuk ka mjete të mjaftueshme.

Ai tha se nga çdo fshat kanë marr përsipër nga një kërkesë, për realizimin e një projekti ku është i përfshirë edhe fshati Vranidoll.

“Këtë vit bazuar në planifikimin që kemi e kemi marr nga një kërkesë nga një fshat i komunë së Prishtinës. Kjo do të thotë që Prishtinë i ka mbi 50 fshatra, kanë qenë diku mbi 300 kërkesa, por kapacitet nuk e lejojnë në aspektin buxhetor të zhvillojmë pesë ose gjashtë projekte vetëm në një bashkësi lokale kështu që edhe Vranidolli e ka një projekt i cili do të realizohet”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori