LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Ridvan Ademi, personi i tretë i shumëkërkuari nga policia për grabitje të ndryshme

Arrestohet Ridvan Ademi, personi i tretë i shumëkërkuari nga policia për grabitje të ndryshme

Është arrestuar në Bruksel i shumëkërkuari Ridvan Ademi, i cili ishte pjese e grupit që dyshohen për grabitje në pika të karburanteve, markete, veturave etj.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, në një përgjigje për Telegrafin, ka thënë se arrestimi ka ardhur pas bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe autoriteteve belge.


“Pas një bashkëpunimi profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe autoriteteve belge ne Belgjikë është arrestuar një person i dyshuar, ku të njëjtit i janë gjetur në posedim dokument identifikimi të një shteti tjetër, prandaj në bashkëpunim aktiv me autoritetet atje jemi në proces te verifikimit të të gjitha rrethanave përfshirë edhe ekzaminimet e nevojshëm për përcaktimin e identitetit të saktë konform procedurave ligjore”, ka thënë ai.

Sipas tij pavarësisht përpjekjeve për t’i ikur drejtësisë, Policia e Kosovës ndërmerr veprime të vazhdueshme në funksion të ligjit.

“Pavarësisht përpjekjeve të individëve të dyshuar për t’i ikur drejtësisë, Policia e Kosovës është e përkushtuar që të ndërmerr veprime të vazhdueshme në funksion të zbatimit te ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të të gjithë personave te dyshuar të involvuar ne aktivitetet të kundërligjshme kurdo dhe kudo qe ata ndodhen”, ka theksuar ai.

Kujtojmë se dy anëtarët tjerë të grupit, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, policia kishte arritur t’i arrestojë muaj më parë por Ademi kishte arritur të arratiset jashtë shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori