LAJMI I FUNDIT:

Turistët ia mësyjnë qytetit të “vdekjes” në Australi, i shlyer nga hartat 30 vite më parë – aty ku frymëmarrja është fatale për këdo

Turistët ia mësyjnë qytetit të “vdekjes” në Australi, i shlyer nga hartat 30 vite më parë – aty ku frymëmarrja është fatale për këdo

Witternoom është një qytet i njohur në Australi për shkak të një miniere, e cila i ka detyruar banorët e shumtë ta braktisin për shkak të nivelit të lartë të koncentratit të azbestit që ka kontaminuar ajrin.

Autoritetet lokale vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ta shmangin këtë zonë në Australi, duke theksuar se mjafton që vetëm njëherë çdo njeri të merr frymë dhe menjëherë të mbetet i vdekur, transmeton Telegrafi.


Witternoom është shlyer nga hartat dhe shkyçur plotësisht nga rrjeti i energjisë elektrike, për shkak të nivelit të lartë të azbestit në ajër që ka shkaktuar vdekjen e mijëra minatorëve.

Megjithatë edhe përkundër shenjave të shumta paralajmëruese, turistë të shumtë vazhdojnë t’ia mësyjnë këtij qyteti që gjendet 300 kilometra larg portit Hedland.

Vizitorët shkojnë në Witternoom për të fotografuar kafiterinë e shkatërruar Doc Holiday, argjendarinë me kulmin e shkatërruar, veturat dhe shtëpitë e braktisura dhe tokën e thatë.

Fotografitë e “turizmit ekstrem” tregojnë se si shumë familje i kalojnë pushimet në këtë qytet, të cilët nuk hezitojnë t’i marrin me vete edhe kafshët shtëpiake dhe të lahen në lumë.

Gjithashtu shumë prej tyre shpërndajnë fotografitë e shenjës paralajmëruese, në të cilën shkruan që të mos hynë në këtë qytet. Por, ajo çfarë nuk përmendin fare këta turistë, janë materiet vdekjeprurëse në ajër që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e çdo njeriu.

E ministri australian Ben Wyatt, ka deklaruar se është rrëqethës fakti se si një sasi e madhe e azbestit vazhdon të qarkullojë në ajër dhe se si ky qytet mund të mos jetë më kurrë i sigurtë për t’u vizituar.

Ai ka pranuar se miniera Wittenoom ishte mbyllur në vitin 1966, megjithatë kanë mbetur mbi tre milionë ton mbetje të azbestit në këtë zonë, duke pretenduar se “ekspozimi në këtë zonë do të ishte fatal për çdo njeri”.

Wyatt beson se as paratë e as koha nuk do të ishin të mjaftueshme që ky qytet të pastrohet në atë masë, që do të ishte e lejueshme që të rikthehet jeta në këtë qytet për banorët e shumtë që e kishin braktisur.

“Kam një porosi të thjeshtë për të gjithë ata që mendojnë të udhëtojnë në Wittenoom. Mos e bëni një gjë të tillë. Shenjat paralajmëruese nuk janë aty për dekor apo që ta pasuroni koleksionin e juaj të Instagramit. Janë paralajmërime serioze për pasoja serioze sa i përket shëndetit” , ka shtuar Wyatt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=-hatWW6tA_o

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori