LAJMI I FUNDIT:

Kosova U20 debuton ndaj Estonisë

Kosova U20 debuton ndaj Estonisë

Pas përgatitjeve në Prishtinë, Kosova U20 (M), nga 12 deri më 21 korrik do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Matosinhos në Portugali.

Djelmoshat të udhëhequr nga Ibrahim Karabegu do të jenë në Grupin C, së bashku me Estoninë, Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë dhe Armeninë.

Synimet e Dardanëve të rinj janë të përfaqësojnë sa më mirë shtetin në këtë Evropian. Ndeshja e parë do të jetë ndaj Estonisë, derisa kundërshtarët e përafërt me Kosovën shihen Gjeorgjia dhe Armenia.


Në këtë Kampionat Evropian marrin pjesë 21 Kombëtare, që janë të ndara në katër grupe, 3 grupe me Përfaqësuese dhe pikërisht Grupi C me 6, aty ku ndodhet edhe Kosova.

Tri Kombëtaret e para do të kualifikohen në Divizionin A. Dy vendet e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi 3 dhe 4 do të luajnë për pozitat 9-16, kurse 5-6 për vendet 17-21.

Orari

E premte (12 korrik)

17:00 Estonia-Kosova

E shtunë (13 korrik)

17:00 Kosova – Holanda

E diel (14 korrik)

19:15 Armenia-Kosova

E martë (16 korrik)

17:00 Kosova – Gjeorgjia

E mërkurë (17 korrik)

19:15 Kosova-Suedia

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori