Politikat fiskale lehtësojnë operimet e sektorit privat në vend, gjithsesi bizneset vazhdojnë të hasin probleme në fusha të ndryshme të legjislacionit tatimor dhe procedurave doganore.
Kështu u tha në forumin e politikave fiskale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ku u diskutuan vështirësitë dhe pengesat e bizneseve në lidhje me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Odës, Arian Zeka, tha se kjo organizatë mbetet e përkushtuar të rrisë partneritetin me këto institucione në ofrimin e rekomandimeve të bizneseve rreth çështjeve të cilat janë sfiduese për to, duke shtuar se nevojitet bashkëpunim më i madh mes institucioneve publike dhe përfaqësuesve të bizneseve.
Ndërsa Remzi Uka, kryeshef ekzekutiv i AFAM Group, tha se diskutime të tilla me akterë relevant rreth operimeve të bizneseve dhe barrierat të cilat i hasin në tregti apo edhe sektorë të tjerë shërbejnë si adresë e bizneseve në adresimin e sfidave të tyre në mjedisin e të bërit biznes.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, tha se në mesin e objektivave kryesore strategjike të institucionit që ai udhëheq mbeten zhvillimi i bizneseve përmes lehtësirave tregtare si dhe avancimin dhe thjeshtëzimin e procedurave doganore.
Berisha shtoi se bizneset ende hasin në probleme të shumta në procedurat doganore si dhe barriera ligjore të cilat pengojnë zhvillimin e mirëfilltë të tyre.
Ai siguroi se Dogana është e angazhuar për të vazhduar partneritetin me sektorin privat dhe do të mbeten transparent dhe të hapur të punojnë ngushtë me bizneset të cilat punojnë me parimet ligjore të tregtisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, përmendi ndër të tjera hartimin e ligjeve të reja në legjislacionin tatimor të cilat ndikojnë direkt tek bizneset.
Murtezaj tha se një ndër qëllimet kryesore të politikave fiskale nga ana e ATK-së është krijimi i stabilitetit në tregun e vendit përmes përmirësimit të legjislacionit si dhe avancimin e mëtutjeshëm të bizneseve përmes lehtësirave tatimore, duke shtuar se bashkëpunimi me sektorin privat është kyç në këtë drejtim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur