LAJMI I FUNDIT:

“Na solli fat” – tifozët e Celticut pëlqejnë dhe shpërndajnë videon e Metës

“Na solli fat” – tifozët e Celticut pëlqejnë dhe shpërndajnë videon e Metës
(Foto: Twitter/Ilir Meta)

Tifozët skocezë të Celticut kanë komentuar në profilin zyrtar në Twitter të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, pasi e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës pak orë para ndeshjes ndërmjet FK Sarajevës dhe Celticut.

Kreu i shtetit shqiptar pati një takim rastësor, por mjaft të ngrohtë dhe të përzemërt me tifozët skocezë në rrugët e Sarajevës në orët para sfidës. I entuziazmuar nga kjo atmosferë, Meta nuk nguroi të postonte një video në profilin e tij në Twitter, teksa këndonte me skocezët duke e shoqëruar me statusin: “Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vata, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC”.


Skuadra e famshme skoceze mori një fitore të vyer mbrëmë në udhëtimin e Sarajevës me rezultatin 3-1 dhe pas triumfit të shumtë kanë qenë tifozët skocezë të cilët kanë nxituar të falënderojnë presidentin Meta për urimin, teksa e kanë cilësuar fatsjellës takimin me të.

Në postimin në fjalë vihen re mijëra pëlqime dhe qindra shpërndarje të videos, që aktualisht ka dhjetëra mijëra shikime. Madje, ka pasur edhe një rritje të ndjekësve të Metës në Twitter. Kuptohet që pjesa dërrmuese e këtyre reagimeve vinin nga Skocia.

Gjithashtu edhe media zyrtare e klubit skocez të Celticut i ka bërë jehonë ngjarjes së ditës së djeshme, ku presidenti i Shqipërisë ka ndarë disa momente argëtuese me tifozët që kishin udhëtuar në Bosnjë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

Faqja zyrtare e tifozëve të Celticut, Celtsarehere.com, e ka cilësuar si ditë befasuese dhe të shkëlqyer atë të djeshmen, ku Presidenti po u fliste atyre për ish-futbollistin e Celtic FC dhe shokun e tij shqiptar, Rudi Vata.

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Arabia Saudite – kjo la të mërzitur yllin e tyre

Liverpooli refuzoi një ‘mega ofertë’ nga Arabia Saudite – kjo la të mërzitur yllin e tyre

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar

La Liga
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi

La Liga
La Liga fiton betejën ligjore ndaj Real Madridit dhe Barcelonës – siguron të drejtat e termit ‘El Clasico’

La Liga fiton betejën ligjore ndaj Real Madridit dhe Barcelonës – siguron të drejtat e termit ‘El Clasico’

La Liga
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori