LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet vetura e policisë

Aksidentohet vetura e policisë

Një aksident mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një veture me targa të huaja, ka ndodhur sot në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


“Një aksident ka ndodhur mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një evture me targa të huaja. Nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Hetuesit janë në vend të ngjarjes për të hetuar shkaqet deri te kasidenti”, ka thënë ai./Telegrafi/