LAJMI I FUNDIT:

Ligji për veting para deputetëve të Maqedonisë

Ligji për veting para deputetëve të Maqedonisë

Ligji për veting është shumë ambicioz, tha Artan Grubi, i cili e propozoi ligjin në Kuvend.

Sipas tij, ky ligj do të lejojë kontrollin e kandidatëve për mbajtjen e funksioneve publike para se të emërohen.


“Është parashikuar që të gjithë funksionarët aktualë, nga president i shtetit, deri tek një anëtar i këshillit të komunës, bord drejtorësh në një kompani, ministër, deputet, si dhe të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët dhe të gjithë kandidatët e emëruar për poste publike. Qeveria dhe Kuvendi kur do të votojnë, paraprakisht të kenë verifikim të personit. Deri më tani, institucionet i kanë kontrolluar pasi janë emëruar dhe jo më herët”, tha Grubi./Telegrafi/