LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator

Gjykimi për rastin e PSP-së “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator, pasi në seancën e sotme mungoi personi ekspert.

Gjykatësi Goran Boshevki, në fillimin e seancës tha se eksperti e ka njoftuar opinionin, por jo edhe gjykatën se është në pushim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përfaqësuesja e aktakuzës Lile Stefanovska, tha se eksperti i ka njoftuar ata, por nuk e di pse nuk është njoftuar edhe gjykata.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, ata në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime, me çka në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë tejkaluar kompetencat. Me këtë ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit së paku prej 155 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori