Shërbimi norvegjez për zbatimin e sanksioneve, 25 vite më parë pati zbatuar një sërë reformash me qëllim që termin “hakmarrje” ndaj të burgosurve ta zëvendësojnë me rehabilitim të dënuarve, shkruan BBC.
Të burgosurit që më herët e kanë kaluar shumicën e kohës të mbyllur në qelitë, sot kanë rastin të trajnohen dhe arsimohen, kurse roli i gardianëve ka ndryshuar rrënjësisht, transmeton Telegrafi.
Derisa në sistemin e vjetër shkalla e krimit ishte rritur nga 60 deri në 70 për qind pas shqiptimit të dënimit, dy vjet pas zbatimit të reformave ka rënë në vetëm 20 për qind, kurse pas pesë viteve në 25 për qind. Sot të burgosurit praktikojnë joga, gjë që i qetëson ata.
“Nuk duam zemërim dhe dhunë në këtë vend. Duam të burgosur të qetë dhe të sjellshëm”, thotë drejtori i burgut Halden, Are Hoidal.
Një gjë e tillë nuk është aspak lirë, pasi që kostoja e akomodimit për një të burgosur arrin shumën deri në 100 mijë euro në vit, derisa për shembull në Angli dhe Uells vlera arrin nga 44 deri në 55 mijë euro.
Sistemi “Dinamika e sigurisë” nënkupton që gardianët dhe të burgosurit punojnë së bashku, hanë së bashku, luajnë volejboll, pushojnë, gjë që u mundëson gardianëve të bisedojnë me ta dhe t’i motivojnë.
“Ne jemi punonjës të burgut, jo gardianë. Kujdesemi që të dënuarit ta vuajnë dënimin, por gjithashtu i ndihmojmë të jenë njerëz më të mirë. Për ata jemi model, trajnerë dhe mentorë”, ka shtuar Hoidal.
Qelitë e burgut janë të organizuara në atë mënyrë që të minimizojnë ndjenjën e të qenit i burgosur apo që qëndrojnë prapa grilave, me qëllim që të ulet niveli i stresit tek ata, kurse arkitektura e tyre përshtatet mjaft mirë me mjedisin.
Ndërkaq burgu, ndërtimi i të cilit ka kushtuar më shumë se 150 milionë euro, përbëhet nga dy ndërtesa dykatëshe dhe shtëpizat e drurit që ngjajnë më shumë në kampuse moderne të universiteteve e jo në burgje si në pjesët tjera të botës.
Rreth këtij burgu mbillen vazhdimisht drunj dhe rrethohet nga një mur i trashë betoni, por në asnjë pjesë të tij nuk gjenden tela gjembor apo ndonjë rrethojë elektrike. Çdo i burgosur ka qelinë e tij brenda të cilës gjendet tualeti, dush-kabina, frigoriferi, tavolina me televizor të sheshtë dhe ka pamje nga mali si dhe një kuzhinë të vogël.
“Nuk është e lehtë kur ua marrin lirinë. Në Norvegji, dënimi nënkupton privimi nga liria. Të drejtat tjera mbesin në fuqi sikurse në çdo vend tjetër. Të burgosurit kanë të drejtë të votojnë, të shkollohen dhe të shërohen në rast se kanë nevojë – me një fjalë i kanë të gjitha të drejtat sikurse çdo qytetar tjetër norvegjez. Kanë gabuar dhe duhet të dënohen, por megjithatë vazhdojnë të jenë qenie njerëzore”, ka shtuar Hoidal.
Që në ditën e parë të qëndrimit në burg, fillojnë përgatitjet për lirimin e tyre, kurse të gjithë një ditë do të jenë të lirë, pasi që në Norvegji nuk ekziston dënimi me burgim të përjetshëm.
“Nëse sillemi me ata sikur të ishin kafshë, atëherë kjo do të nënkuptonte se në rrugë do t’i lëmë të lirë kafshët. Ne në fakt po lirojmë fqinjin tuaj”, ka shtuar Hoidal.
Në garazhin e burgut, të burgosurit nga ora 8:15 e deri më 20:30 (përveç një ore pushim në qeli) mësojnë zanatin e automekanikut. Qëllimi kryesor është t’ju ofrohet ndjenja e të qenit i barabartë me të gjithë, si dhe të përgatiten për jetë të re pas daljes nga burgu.
Në momentin që ata lirohen, shumica prej tyre do të jenë të kualifikuar për mekanikë, zdrukthëtar apo kuzhinier. Trajnimi i një të burgosuri në Norvegji zgjat nga dy deri në tre vite.
“Duam të parandalojmë përsëritjen e krimit, që do të thotë që njerëzit tanë duhet të jenë të trajnuar mirë”, thotë Hans-Jurgen Bruker nga departamenti për vuajtjen e dënimit pranë një kolegji norvegjez.
“Studentët e mi do të mësojnë mirë, etikën, kriminalistikën, gjuhën angleze, ri-integrimin dhe punën sociale. Më pas do të kalojnë një vit duke bërë praktik në njërën nga burgjet, ku më pas do të rikthehen për provimin përfundimtar”, ka shtuar ai.
Drejtori i burgutr Are Hoidal, thotë se nuk i kujtohet kur për herë të fundit ka pasur probleme në burgun që ai e menaxhon. Ai shpreson shumë në projekte të reja që do të realizohen në burg. Aty së fundmi është themeluar kori dhe i kanë mundësuar të burgosurve të kenë qasje në studion muzikore, kurse në të ardhmen planifikohet të mbahet koncerti për festa të fundvitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës