LAJMI I FUNDIT:

Përplaset helikopteri me një aeroplan mbi alpet italiane, humbin jetën shtatë persona – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Përplaset helikopteri me një aeroplan mbi alpet italiane, humbin jetën shtatë persona – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Një video amatore shfaq momentin kur një helikopter përplaset me një aeroplan plotë turistë mbi alpet e Italisë, vetëm pak momente pasi ishte ngjitur. Si pasojë e kësaj përplasje kanë humbur jetën shtatë persona.

Ekipet e shpëtimit Soccorso në malet italiane, kanë publikuar videon e përplasjes në ajër të dy fluturakeve gjatë 25 janarit rreth 50 milje në veriperëndim të qytetit Turin, transmeton Telegrafi.


Videoja është filmuar nga dy kamera të vendosura në helmetat e turistëve që ishin në fluturake dhe që janë gjetur në afërsi të resortit La Thuile, ku shfaq momentet e fundit të dy fluturakeve që u përplasën në ajër.

Në momentin e përplasjes shihet se si aeroplani dhe helikopterit fillojnë të bien me shpejtësi të madhe, e siç raportojnë mediat italiane helikopteri që ishte ngritur në ajër pak minuta para përplasjes, nuk ishte në dijeni se aeroplani i Francës me katër ulëse po vinte në drejtim të tij.

Zëdhënësi i policisë italiane ka bërë të ditur se piloti i aeroplani ishte futur në hapësirën ajrore të Italisë, pa i informuar autoritet e kontrollit ajror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori